Seria Scania XT
Për sfida të vështira
Më e fortë se kurrë
Me më shumë se njëqind vjet eksperiencë, seria Scania XT është gati për t'u përballur me sfidat më të vështira. Seria XT e Scania-s mund të përshtatet për t'i bërë ballë mjediseve sfiduese, duke siguruar kohën funksionale dhe duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të realizoni një aktivitet fitimprurës.
Gama XT vjen me një sërë veçorish të fuqishme. Drejtimi i një kamioni XT tregon cilësi të vërtetë dhe është një shenjë e qëndrueshmërisë dhe fuqisë.
Parakolpi prej çeliku
Parakolpi XT ofron mbrojtje të shkëlqyer për komponentët në pjesën e përparme të automjetit, duke reduktuar kohën e padëshiruar të ndërprerjeve dhe riparimet e kushtueshme të kabinës dhe shasisë, ndërkohë që përmirëson aftësinë e lëvizjes me këndin e tij më të madh të sulmit. Nëse kërkohet, mund të shtoni gjithashtu mbrojtjen ndaj futjes poshtë përpara me frenat automatike të urgjencës (AEB).
Pajisja tërheqëse
Kunja tërheqëse e aksesueshme e rimorkimit në pjesën e përparme ofron një kapacitet tërheqës prej 40 tonësh, më i forti në treg. Ai bën të mundur që automjeti të tërhiqet me shpejtësi nga një situatë problematike, edhe pa e shkarkuar ngarkesën e tij.
Hapi i inspektimit
Hapi i inspektimit i disponueshëm në kabinat tona të përditshme ofron akses me lehtësi për të kontrolluar ngarkesën ose karrocerinë pa zbritur nga kabina. I integruar në anën e kabinës pas derës, i kombinuar me një dorezë në tavan dhe me një dorezë shtesë brenda kabinës nëse është e nevojshme, ai ofron ergonominë më të mirë të mundshme.
Pasqyra të forta
Pasqyrat e fuqishme të serisë XT kanë një sipërfaqe të ashpër me motive që është rezistente ndaj gërvishtjeve, duke i ndihmuar pasqyrat të ruajnë pamjen e tyre të mirë me kalimin e kohës.
Pozicioni i shoferit
Duke lëvizur pozicionin e shoferit përpara, duke ulur panelin e instrumenteve dhe duke rimodeluar kolonat A, kabina siguron një shikueshmëri më të mirë direkte dhe një ndjenjë hapësire kur qëndroni pas timonit.
Opsionet e panelit
Paneli vjen në opsione ekzekutimi dhe materiale të ndryshme për t'iu aktivitetit tuaj. Mund të specifikoni gjithashtu një modul me çelësa shtesë.
Pajisjet e pushimit
Pajisja opsionale e pushimit përfshin një krevat marinari me palosje 540 mm i ngjitur në murin e pasmë. Ai është i rehatshëm për të dremitur gjatë pritjes për ngarkimin ose shkarkimin, si dhe për një qëndrim të rastësishëm gjatë natës.
Sistemi i futjes së ajrit me nivel të lartë
Sistemi i futjes së ajrit me nivel të lartë është projektuar për të furnizuar motorin me ajrin më të pastër të mundshëm, i përshtatshëm për mjediset me pluhur. Sistemi i ri i futjes së ajrit me nivel të lartë është i disponueshëm për të gjithë gamën e motorëve, duke përfshirë atë me 16 litra, dhe vjen në dy versione - standard dhe për aktivitet të rëndë.
Hapi i shërbimit me palosje
Hapi i shërbimit me palosje në parakolp, bashkë me dorezat e kapjes në pjesën e përparme, siguron ngjitje të sigurt dhe pa mundësinë për rrëshqitje. Dorezat janë të integruara në pjesën e përparme të kabinës, duke mundësuar qasje me lehtësi në xhamin e përparmë dhe duke kursyer kohën për mirëmbajtjen e përditshme.
Mbrojtja e fenerëve
Kur lëvizni në një mjedis të ashpër, dritat e besueshme që nuk prishen përbëjnë një ndryshim të madh. Scania XT është i pajisur me mbrojtjen e fenerëve dhe llambat e integruara të mjegullës në parakolp.
Shufra kundër rrotullimit
Shufra kundër rrotullimit me tre pjesë në pjesën e përparme të kabinës siguron akses më të shpejtë te ftohësi dhe pajisjet ndihmëse të vendosura përpara motorit.
Mbrojtësja nga balta
Scania prezanton një dizajn të ri të mbrojtëses nga balta për aksin e dytë të përparmë. Lartësia është e rregullueshme në katër pozicione për t'iu përshtatur madhësive të ndryshme të gomave, duke ruajtur hapësirën për t'iu përshtatur karrocerisë. Lartësia rregullohet duke ndryshuar pozicionin e kapëseve të sipërme ose të poshtme.
Vrimat e shpuara paraprakisht
Këto vrima të shpuara paraprakisht në rreshtin e sipërm do të ofrojnë fleksibilitet të madh për ndërtuesin e karrocerisë gjatë montimit të saj, gjë që do të kursejë kohë dhe kosto, ndërsa siguron cilësinë e Scania-s gjatë gjithë kohës.
Ndërfaqja e komunikimit
Ndërfaqja e komunikimit e karrocerisë së Scania-s bën të mundur një integrim të përsosur midis shasisë dhe karrocerisë. Përdorni kunjat elektrike I/O ose ndërfaqen CAN. Zgjeroni I/O me nyje shtesë.
Opsionet e njësisë PTO
Nevojitet një njësi PTO për të transmetuar fuqinë te pajisjet e jashtme. Scania furnizon me njësi PTO me freksion dhe të pavarura nga freskioni në 400-2000 Nm për shumë nevoja të ndryshme - me motor, me freksion dhe me kambio në dy pozicione.
Gama jonë
Kontaktoni konçesionarin tuaj
Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.
Me një mori zgjedhjesh dhe një sërë konfigurimesh modulare, ju mund ta përshtatni kamionin tuaj për t'iu përshtatur jetës tuaj mes kamionëve. Bëjeni atë një Scania.