Financa
Zgjidhje fleksible. Fitime më të larta
Me njohuritë tona të specializuara për rrezikun dhe vlerat e mbetura në industrinë e transportit, ne e kuptojmë se si ndikojnë numrat në biznesin tuaj. Kjo është arsyeja pse ne mund të rekomandojmë produktet e duhura financiare për ju - të optimizuara për ambientin tatimor dhe ligjor të vendit tuaj.
Çojeni biznesin tuaj më tej
Scania ofron financim fleksibël që i përshtatet planit dhe buxhetit tuaj të biznesit – pavarësisht nëse blini vetëm një automjet apo e zgjeroni të gjithë flotën tuaj.
- Qiraja financiare nga Scania
- Qiraja operative nga Scania
- Marrëveshja e huas nga Scania
Faktet
Ju jeni pronari i automjetit. Ju paguani këste qiraje për një kohëzgjatje dhe plan të dakordësuar dhe në fund të periudhës së qiradhënies, ju keni mundësinë për ta blerë automjetin, shpesh me një vlerë të mbetur shumë të favorshme. Ju merrni përgjegjësinë për mirëmbajtjen, taksat dhe sigurimin gjatë periudhës së qirasë.
Përfitimet
• Ju paguani vetëm interesin mbi vlerën e papaguar
• Përfitime të mundshme tatimore dhe në TVSH
• Vlera e tregtueshme – përfitoni nga mirëmbajtja dhe përdorimi i kujdesshëm
• Automjeti shfaqet si aset në bilanc
• Shërbime të tjera të Scania mund të integrohen
Faktet
Scania Financial Services është pronari i automjetit. Ju paguani për përdorimin e tij me një shumë fikse qiraje që paguhet në muaj, duke e kthyer automjetin në momentin e skadimit të kontratës. Një qira operative shpesh kombinohet me një kontratë shërbimi. Ju merrni përgjegjësinë për mirëmbajtjen, taksat si dhe sigurimin gjatë periudhës së qirasë.
Përfitimet
• Nuk ka rrezik për vlerën e mbetur
• Flukset e parashikueshme të parasë dhe përfitimet nga fluksi i parasë për shkak të kostos fikse mujore
• Pagesa mujore e paguar nga të ardhurat operative dhe e kompensuar nga fitimet e tatueshme
• Financimi jashtë bilancit
• Shërbime të tjera të Scania mund të integrohen
Faktet
Sipas një marrëveshje huaje nga Scania, ju e zotëroni automjetin që nga dita e parë. Duke përdorur mjetin si garanci, ju merrni një hua dhe e paguani atë me këste. Huaja rimbursohet përmes një plani pagese dhe kohëzgjatjeje të rënë dakord. Amortizimi tatimor mbahet në librat tuaj financiar dhe ju paguani vetëm interesin për vlerën e papaguar.
Përfitimet
• Amortizimi tatimor në librat e vetë klientit
• Vlera e tregtueshme – mund të përfitoni nga mirëmbajtja dhe përdorimi i kujdesshëm
• Ju paguani vetëm interesin mbi vlerën e papaguar
• Shërbime të tjera të Scania mund të integrohen
Kontaktoni konçesionarin tuaj
Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.