Koha funksionale
Zgjidhje për t'ju mbajtur në rrugë
MAKSIMIZONI KOHËN TUAJ FUNKSIONALE
Fjala "kohë funksionale" mund të duket e thjeshtë, por për ta arritur dhe siguruar atë nevojitet një këndvështrim i gjerë që mbulon të dyja shërbimet e personalizuara, automjetin dhe shoferin. Sepse edhe pse jeta juaj mund të mos varet nga koha funksionale, ndryshe nga shoferët në serinë tonë të dokumentarëve "No Room For Downtime", ne jemi të sigurt që biznesi juaj varet nga ajo.
Rritni fitimet tuaja me mirëmbajtjen bazuar në të dhënat e përdorimit real të automjetit, nëpërmjet uljes së konsumit me anë të trajnimit të shoferit në bazë të aktiviteteve dhe nëpërmjet planifikimeve sipas aktiviteteve dhe jo anasjelltas. Eksploroni shërbimet tona për kohën funksionale për të parë si mund ta përshtasim një zgjidhje për t'ju lejuar të jeni më produktivë.
Personalizuar për ju
Scania ofron zgjidhje specifike dhe të besueshme për një gamë të gjerë aplikimesh të ndryshme, të specifikuara individualisht për funksionin e synuar.
Produkte të personalizuara
Scania ofron zgjidhje specifike dhe të besueshme për një gamë të gjerë aplikimesh të ndryshme, duke na lejuar të përmbushim kërkesat e aktiviteteve të ndryshme, nga miniera, pylltaria dhe sistemet e autobusëve, deri te shpërndarja me pakicë dhe trajtimi i mbetjeve.
Menaxhimi i flotës
Të dhënat e mbledhura në bordin e kamionëve Scania japin një pasqyrë të vlefshme për stilet e drejtimit, produktivitetin dhe ekonominë. Ky nivel monitorimi dhe diagnostikimi mund të sjellë përfitime të konsiderueshme në rritjen e kohës funksionale, përmirësimin e sigurisë dhe uljen e kostove të funksionimit.
Kujdesi për flotën
Merrni kontrollin e plotë të flotës suaj dhe përfitoni sa më shumë nga bizneset tuaja, pavarësisht markave apo moshës, dhe sigurohuni që çdo automjet funksionon në gjendje maksimale. Analiza e performancës përdor të dhëna si nga biznesi juaj, ashtu edhe nga ofiçinat për të identifikuar problemet operative që mund të shkaktojnë ndalesa të paplanifikuara, në mënyrë që të mund të përqendroheni në biznesin tuaj kryesor.
Shërbimet e shoferit
Një stil i mirë drejtimi kursen karburantin, zvogëlon konsumin e automjetit dhe rrit sigurinë në rrugë. Ne ofrojmë programe trajnimi të personalizuara me udhëzime në vijim, në mënyrë që drejtuesit tuaj të kenë gjithmonë një performancë maksimale.
Vlerësimi i shoferit
Vlerësimi i shoferit ju ndihmon si transportues që të identifikoni fushat për përmirësime për çdo shofer. Një vlerësim i automatizuar i shoferit merr parasysh karakteristikat e udhëtimit dhe të dhënat e drejtimit të automjetit për të bërë një vlerësim të drejtë. Çdo udhëtim vlerësohet nga A në E. Rezultatet e udhëtimit vendosen në krahasim me performancën e shoferëve të tjerë në të njëjtin lloj aktiviteti. Për të ndihmuar në përmirësimin e aftësive, drejtuesit e mjeteve renditen sipas performancës së tyre në udhëtim, duke e bërë më të lehtë zbatimin e praktikave më të mira aty ku është e nevojshme.
Shoferët janë ata që kane mundësinë për të ulur konsumin e karburantit dhe për të minimizuar nevojat tuaja për riparim dhe mirëmbajtje. Në Scania, ne ofrojmë programe trajnimi të personalizuara me udhëzime në vijim, në mënyrë që drejtuesit tuaj të kenë gjithmonë një performancë maksimale.
Minimizoni kohën e ndërprerjeve
Planifikoni paraprakisht me më shumë njohuri në lidhje me automjetet që do të kenë nevojë për shërbime, kur dhe për sa kohë do të duhet të jenë në ofiçinë. Planifikoni shërbimin dhe mirëmbajtjen vetëm gjatë kohës së kontrolluar të heqjes nga përdorimi.
Mirëmbajtje fleksibël
Me planet fleksibël të mirëmbajtjes, ne i përditësojmë vazhdimisht intervalet e shërbimit për automjetin tuaj bazuar në të dhënat e performancës në kohë reale. Kjo na lejon të jemi proaktivë dhe të zbulojmë problemet paraprakisht, si dhe të shmangim ndërprerjet e panevojshme të planifikuara.
Diagnostifikimi në distancë
Diagnostifikimi në distancë lejon që ofiçinat dhe Asistenca e Scania-s të kryejnë diagnostifikimin në distancë për t'u përgatitur për shërbimin e automjetit në rrugë ose në ofiçinë me një kohë minimale ndërprerjeje për klientin.
Asistenca e Scania
I disponueshëm në 24 orë, 7 ditë të javës, 365 ditë të vitit - ju jeni vetëm një telefonatë larg nga një koordinator shërbimi profesional që njeh Scania-n tuaj, dhe që flet gjuhën tuaj. Kështu që, nëse ndodh e papritura, është gjithmonë dikush në anën tjetër të telefonit që mund t'ju ndihmojë.
Sigurimi nga Scania
Edhe kur jeni duke bërë më të mirën, duhet të jeni të përgatitur për më të keqen. Shërbimet tona të sigurimit ju ndihmojnë të minimizoni humbjet financiare, të menaxhoni dëmet dhe të ktheheni në aktivitetin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
Seria e dokumentarëve "No room for downtime" - transmetojeni falas këtu
Këtu janë të gjitha episodet e No Room for Downtime (Nuk ka vend për ndërprerje), një seri dokumentarësh për njerëzit që zgjedhin një jetë në disa nga rrugët më të vështira të transportit në botë. Ne takojmë shoferë që do të bënin gjithçka për punën e tyre - madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre. Çfarë i motivon ata? Si është jeta e tyre? Klikoni më poshtë për ta zbuluar.