Kontratat e mirëmbajtjes
Njohuritë e Scania-s
Ne e njohim çdo Scania në detaje dhe shërbejmë për mijëra automjete të reja dhe të vjetra. Me kontratat tona të mirëmbajtjes, ju keni një ofiçinë në "shtëpinë tuaj" me një ekip shërbimi që ka njohuri të plota për automjetet tuaja, si dhe akses në rrjetin mbarëbotëror të mirëmbajtjes të Scania.
Karakteristikat kryesore
- Mirëmbajtja e duhur, edhe kur aktiviteti ndryshon, i përshtatur për nevojat tuaja
- E gjithë mirëmbajtja mbulohet me kontratë
- Ofiçina më e afërt në "shtëpinë tuaj" ju telefonon kur është koha për mirëmbajtje
- Me diagnostifikimin në distancë të Scania, vizita juaj përgatitet paraprakisht
Shërbimet shtesë
- Pajisjet ndihmëse, duke përfshirë njësitë ftohëse, spondet me ngritje, vinçin dhe pajisjet e ngarkimit, njësitë PTO
- Ofrimi i servisit jashtë orarit/gjatë natës dhe në fundjavë
- Inspektimet ligjore
- Shërbimet e tahografit
- Marrja dhe dorëzimi i automjetit
Planet optimale
Mirëmbajtja e automjetit tuaj është planifikuar për të arritur planin më të optimizuar të përshtatur posaçërisht për nevojat e biznesit tuaj.
I shpejtë, i plotë, i saktë
Plani siguron që automjetet të mirëmbahen në përputhje me rekomandimet dhe udhëzimet e Scania, për të maksimizuar disponueshmërinë dhe për të ruajtur vlerën e rishitjes.
Planet përditësohen çdo javë
Planet e shërbimit përditësohen çdo javë, duke siguruar vazhdimisht mirëmbajtjen e duhur për aktivitetet tuaja.
Kontaktoni konçesionarin tuaj
Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.