You seem to be located in .

ALBANIA

Pjesët

Projektuar për kohë funksionale

Ju jeni gjithmonë në lëvizje

Ne i projektojmë pjesët tona për performancë, qëndrueshmëri, ekonominë e karburantit dhe siguri maksimale. Ekspertët tanë do të identifikojnë dhe organizojnë me shpejtësi artikujt që ju nevojiten. Dhe rrjeti ynë global i logjistikës siguron që të gjitha pjesët nga Scania të jenë të disponueshme për shpërndarje me shpejtësi.

Filtri i ajrit

Filtrat e ajrit Scania pastrojnë ajrin që hyn në motorin tuaj me një efikasitet më të madh se 99,9 për qind.

Filtri i karburantit

Filtrat e karburantit Scania janë testuar për të përmbushur kërkesat unike strikte të performancës të Scania, për t'iu përshtatur sistemeve të karburantit, cilësive të karburantit dhe kushteve të ndryshme të funksionimit.

Vaji Scania

Vaji Scania është zgjedhur dhe testuar tërësisht në terren për të siguruar përshtatshmërinë për motorët e teknologjisë së lartë Scania.

Filtri i vajit të motorit

Filtrat e vajit Scania kanë kapacitet të lartë përthithës të papastërtive, zvogëlojnë konsumimin e motorit dhe minimizojnë rrezikun e prishjeve, duke reduktuar kostot e mirëmbajtjes dhe kohën e ndërprerjes së punës. 

Ftohësi Scania

Ftohësi Scania përmban një aditiv special me performancë të lartë kundër gërryerjes, i cili siguron jetëgjatësi dhe stabilitet shumë më të mirë në temperatura të larta se ftohësit konvencionalë.

Filtri i ajrit të kabinës

Filtrat e ajrit të kabinës Scania filtrojnë në mënyrë efektive papastërtitë, pluhurin, polenin dhe grimcat e tjera të vogla. Filtri është krijuar për të siguruar filtrim efektiv pa penguar qarkullimin e ajrit.

Kompleti i friksionit

Friksioni Scania ofron kontroll optimal mbi transferimin e forcës rrotulluese dhe siguron komoditetin gjatë gjithë jetëgjatësisë së shërbimit, duke shmangur tronditjet, rrëshqitjet dhe dridhjet. 

Alternatorët

Alternatorët Scania ofrojnë fuqi dhe efikasitet të lartë, si dhe një jetë të gjatë shërbimi. Kjo rezulton në kohë më të madhe funksionale dhe ekonomi më të mirë në funksionim. 

Motori ndezës

Një motor i fuqishëm ndezës me forcë rrotulluese të lartë dhe karakteristikat e mira të ndezjes në të ftohtë e lejojnë automjetin të ndizet në mënyrë të sigurt çdo herë. 

Turbo

Turbo mbushës Scania janë përshtatur për motorët specifikë Scania për të siguruar që ato të funksionojnë në mënyrë efikase në nivelet e kërkuara të performancës dhe emetimeve. 

Injektorët e njësisë

Injektorët Scania ofrojnë performancën dhe besueshmërinë më të mirë të mundshme me konsumin më të ulët të mundshëm të karburantit.  

Kokat e cilindrave

Kokat e cilindrave Scania janë të optimizuara për të dhënë performancën maksimale të motorit dhe për të lejuar automjetet të plotësojnë kërkesat e vlefshme për emetimet.

Bateritë

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë, ne i testojmë bateritë tona përtej kërkesave normale për t'u siguruar që ato mund të përballojnë të gjitha kushtet e funksionimit.

Disku i frenave dhe ferrotat

Sistemi i frenave me disk ofron siguri maksimale, jetëgjatësi të madhe shërbimi dhe performancë optimale në një mjedis të ekspozuar.

Sustat Ajri

Sustat ajri Scania janë zhvilluar posaçërisht për çdo model automjeti për të ofruar komoditet maksimal, siguri dhe jetëgjatësi shërbimi në të gjitha kushtet.

Lidhjet e topit, shufra tërheqëse

Lidhjet e topit Scania minimizojnë dridhjet dhe konsumimin e gomave. Jetëgjatësia e shërbimit zgjatet me një vulë efektive.

Amortizatori i kabinës

Sustat ajri dhe amortizatorët në sistemin e amortizimit të kabinës sigurojnë jetëgjatësinë e shërbimit dhe komoditetin më të mirë të mundshëm.

Radiatori

Radiatorët Scania janë optimizuar për efikasitet maksimal në ftohje, duke ju ndihmuar të siguroni një konsum të ulët të karburantit dhe një performancë më të mirë nga sistemi i shtytjes.

Xhami i përparmë

Xhamat e përparmë nga Scania prodhohen në një proces të certifikuar me kontrolle të rrepta të cilësisë, në mënyrë që ato të përshtaten me precizion me automjetet Scania.

Llambë trajleri

Kjo dritë e pasme trajleri është një shembull i koleksionit tonë të plotë të pjesëve të trajlerëve nga furnizues kryesorë.

Shërbimi i pjesëve me shkëmbim

Pjesët e ndërrimit me shkëmbim të Scania janë pjesë me të njëjtën cilësi premium si pjesët e reja Scania, ato mbështeten plotësisht nga të njëjtat garanci siguruese dhe kontribuojnë për objektivat tona të qëndrueshmërisë.

Aksesorët

Çdo drejtues automjeti ka një eksperiencë unike pas timonit të Scania-s. Gama jonë e aksesorëve të Scania-s është krijuar për të shijuar këtë.

Pjesët në lidhje me automjetet

Ne sigurojmë mbulim për trajlerët, spondet hidraulike si dhe sistemet e ngritjes së rimorkiove me vinç dhe ato hidraulike, prandaj pse duhet të shkoni diku tjetër? Ne kemi në gjendje 18 000 pjesë cilësore dhe punojmë me furnizuesit kryesorë që të merrni pjesën e duhur në kohën e duhur.

TENTIK - shënim i përbashkët

TENTIK është një pjesë origjinale e Scania-s. Marka tregtare aplikohet ekskluzivisht për pjesë të caktuara që përdoren zakonisht në TRATON GROUP.

 

Pjesët me shënim të përbashkët kanë të njëjtat kushte të cilësisë dhe garancisë si pjesët e shënuara si Scania dhe ofrohen vetëm nëpërmjet rrjetit zyrtar të Scania. 

Kontaktoni konçesionarin tuaj

Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Scania.

Gjeni konçesionarin më të afërt këtu
Call us
E-mail us
E-mail workshop
View Dealer Website
OPENING HOURS
Accepted credit cards