You seem to be located in .

ALBANIA

Si do të ndikojë Rregullorja e re e BE-së për sigurinë e përgjithshme në automjetet dhe biznesin tuaj?

Këtu është udhëzuesi ynë për gjithçka që duhet të dini në lidhje me kërkesat e legjislacionit të ri GSR dhe pse Scania tashmë ka një angazhim 'të zgjuar dhe të sigurt' për sigurinë e automjetit, shoferit dhe klientit.

Nga korriku 2024, të gjitha regjistrimet e automjeteve në Bashkimin Evropian duhet të jenë në përputhje me direktivën e re të BE-së për sigurinë rrugore, Rregulloren e përgjithshme të sigurisë (GSR).

 

GSR është pjesë e nismës 'Vizioni Zero' e BE-së, e cila synon zero fatalitete dhe lëndime të rënda në rrugët e Evropës deri në vitin 2050. Ajo gjithashtu përcakton kuadrin ligjor për miratimin e automjeteve të automatizuara, plotësisht pa shofer në zonën e BE-së dhe harmonizohet me direktivat nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën.

 

Sipas rregullores së re, e cila hyri në fuqi në korrik 2022, çdo kamion dhe autobus që është i regjistruar në Evropë nga prodhuesit e automjeteve nga korriku 2024 e në vazhdim duhet të përfshijë tetë veçori specifike sigurie të asistencës automatike të shoferit.

 

Të gjithë kamionët dhe autobusët e rinj Scania të shitur nga ajo datë do të jenë plotësisht në përputhje dhe, në fakt, shumica e teknologjisë së kërkuar për asistencën e sigurisë është tashmë e përcaktuar mirë në automjetet tona sot. Ligji i BE-së parashikon gjithashtu tre funksione të tjera të detyrueshme të sigurisë, të cilat duhet të instalohen në vitin 2026 dhe 2029.

 

Më poshtë në këtë artikull do të gjeni listën e tetë veçorive të para dhe informacione rreth angazhimit të gjatë të Scania-s ndaj teknologjisë inteligjente dhe të sigurt. 

 

Pse nevojitet rregullorja GSR?

Rregullorja GSR është përgjigja e Bashkimit Evropian si ndaj çështjeve të sigurisë, ashtu edhe ndaj ardhjes së teknologjisë dixhitale për automjetet manuale dhe autonome.

 

Çështja e sigurisë është parësore sepse në vitin 2021 ka pasur pothuajse 20 000 aksidente rrugore fatale në zonën e BE-së. Automjetet e rënda janë përfshirë në rreth 14% të atyre aksidenteve - një raport i lartë në lidhje me përqindjen e tyre në trafikun e përgjithshëm rrugor.

 

Deri në 90% të të gjitha aksidenteve përfshinin gabimet njerëzore. Aksidentet më të shpeshta janë: 

  • Përplasje nga ana e pasme mes makinave dhe automjeteve komerciale.
  • Përplasje mes një kamioni që po kthehet djathtas dhe një çiklisti që po udhëton në krah, por që synon të shkojë drejt përpara.
  • Përplasje me këmbësorë ose këmbësorë që kalojnë rrugën përpara mjetit.

 

E gjithë kjo, plus kompleksiteti i trafikut modern, nënkupton që drejtuesit e mjeteve kanë nevojë për ndihmë të automatizuar teknologjike për t'i mbajtur ata, përdoruesit e tjerë të rrugës dhe këmbësorët të sigurt.

 

Përtej aspekteve më të rëndësishme njerëzore, një aksident mund të ketë gjithashtu një efekt të rëndësishëm ekonomik në ekonominë totale operative të një biznesi transporti. Nëse një automjet hiqet nga përdorimi për riparime që mund të zgjasin disa ditë ose javë, kjo do të thotë një ndërprerje e kushtueshme, ndërkohë që ka edhe kosto sigurimi që vijnë nga pretendimet në lidhje me vetë aksidentin.

 

Aftësitë e mundësuara nga dixhitalizimi kanë parë tashmë disa prodhues kamionësh dhe autobusësh, duke përfshirë Scania, të prezantojnë sisteme të përparuara të asistencës së shoferit (ADAS) për t'u dhënë më shumë ndihmë shoferëve në rrugët dhe autostradat gjithnjë e më të ngarkuara të qytetit kudo në glob. E njëjta teknologji është gjithashtu thelbësore për automjetet autonome. Rregullorja GSR do të ndihmojë në rregullimin e këtyre sistemeve në mënyrë që të vendoset një grup standard masash sigurie.

 

Tetë kërkesat e detyrueshme për veçoritë e sigurisë

1. Sinjali i ndalimit emergjent: Një dritë vezulluese që u tregon përdoruesve të tjerë të rrugës pas automjetit se automjeti po ngadalëson papritur ose po frenon shumë.

 

2. Sistemi i monitorimit të presionit të gomave: Një sistem që monitoron vazhdimisht të gjitha presionet e gomave ndërsa automjeti është në përdorim dhe paralajmëron shoferin kur një gomë është nën ose mbi presionin e duhur.

 

3. Sistemi informues për pikat e padukshme: Kjo e paralajmëron shoferin për një përplasje të mundshme me këmbësorë dhe/ose biçikleta pranë mjetit. Ai është aktiv në shpejtësi të ulëta.

 

4. Sistemi i informacioneve për lëvizjen mbrapsht: Teknologjia e kamerës dhe/ose sensorit që i tregon shoferit nëse ka objekte ose njerëz pas automjetit kur ata janë duke lëvizur mbrapsht.

 

5. Sistemi i informacioneve për largimin: Paralajmëron shoferin për një përplasje të mundshme me këmbësorët dhe çiklistët që ndodhen në afërsi të pikës së padukshme të përparme të automjetit.

 

6. Instalimi i shërbimit të bllokimit për alkoolin: Një ndërfaqe e standardizuar që lejon montimin e mëtejshëm të pajisjeve të ndryshme të bllokimit për alkoolin, duke I penguar shoferët që tejkalojnë kufirin e alkoolit që të mos drejtojnë automjetin e tyre.

 

7. Paralajmërimi për përgjumjen dhe pavëmendjen e shoferit: Paralajmëron shoferin nëse sistemi vlerëson se nuk është aq vigjilent dhe mund të jenë i lodhur.

 

8. Asistenca inteligjente për shpejtësinë: Paralajmëron shoferin që të mos tejkalojë kufirin e shpejtësisë duke përdorur kamerat dhe bazat e të dhënave të hartave të lidhura me GPS-në.

 

Scania "e zgjuar dhe e sigurt"

Scania tashmë ka në dispozicion shumicën e tetë veçorive të detyrueshme të sigurisë, si pjesë e qëllimit të saj për të nxitur kalimin drejt një sistemi transporti të qëndrueshëm, në të cilin transporti inteligjent dhe i sigurt është një shtyllë kryesore. Tre nga ekipi i menaxhimit të produktit që punon në këtë projekt shpjegojnë më shumë:

 

"Tre nga funksionet ekzistuese që ne ofrojmë janë përmirësuar nga ekosistemi i ri dixhital," - thotë menaxherja e produkteve Cristina Banzi. Ajo shton se puna është duke u zhvilluar mirë për të siguruar që tre veçoritë e mbetura të jenë gati për hyrjen në fuqi të rregullores GSR.

 

Thjesht duhet që të jenë. Siç thekson menaxher i produkteve Kushink Bazaz, “Ne duhet të respektojmë listën e plotë të kërkesave, por nuk po ndalemi me kaq. Ne po punojmë gjithashtu me teknologji të tjera që do të na sjellin një hap përpara sepse, megjithëse nuk kërkohen ende me ligj, ne do të jemi në gjendje t'ua ofrojmë ato klientëve tanë."

 

Ka dy aspekte të tjera të punës së Scania për veçoritë e sigurisë që ndërthuren gjithashtu me rregulloren GSR. E para është siguria kibernetike. Një ligj i veçantë i BE-së kërkon që e gjithë arkitektura elektronike në automjetet tona duhet të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe viruset kompjuterike, gjatë funksionimit dhe në përditësimet e softuerit.

 

Scania tashmë ka një infrastrukturë të fortë të sigurisë kibernetike në proceset dhe produktet e saj. Ajo po e rrit gjithashtu këtë përmes trajnimit për ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike në të gjithë organizatën, i cili nga ana tjetër do të ndihmojë në vazhdimin e përmirësimit të sigurisë së produkteve dhe shërbimeve.

E dyta është aksesi aktual për funksione të ndryshme të ndihmës. Me teknologjinë që do të prezantohet së shpejti për Smart Dash, Scania po krijon një panel dixhital për automjetet e saj që e lejon shoferin të navigojë dhe të menaxhojë në mënyrë të sigurt sigurinë dhe veçoritë e tjera elektronike në bord me lehtësi dhe siguri.

 

Është e gjitha pjesë e fokusit gjithmonë në rritje të Scania-s për zgjidhjet e sigurta dhe inteligjente.

 

"Smart Dash bazohet në arkitekturën tonë të re modulare të elektronikës që përmbush kërkesat e sigurisë kibernetike në një nivel edhe më të lartë dhe që është në përputhje me rregulloren GSR," - thotë Eduardo Landeo, një tjetër menaxher i produkteve që punon në projekt.

 

“Por motivimi kryesor për ne në instalimin e kësaj teknologjie dixhitale është që përputhet me qëllimin tonë për të qenë lider në transportin e sigurt.

 

“Ne e kuptojmë se industria e transportit ka qenë pjesë e problemit kur merrni parasysh statistikat e trafikut rrugor, por ne kemi punuar shumë për të qenë gjithashtu pjesë e zgjidhjes. Ne do të sigurojmë që sistemi nervor, inteligjenca e automjetit, të jetë i zgjuar dhe i sigurt në trafik”. 

Eksploroni udhëtimin e Scania-s drejt automjeteve të zgjuara dhe të sigurta

Lexoni më shumë për atë që po vjen dhe se cilat veçori kemi sot.